1. New Cars
Zgjidhni

ADN e dyfishtë

RAV4 Plug-in Hybrid kombinon teknologjinë tonë hibride më të fuqishme deri tash me aftësinë e jashtëzakonshme të VE-së për t'ju fuqizuar më tej, edhe më pastër. Nën dizajnin e tij të sofistikuar, energjia e dyfishtë e ofruar nga teknologjia jonë hibride e gjeneratës së katërt dhe bateria litium-jon me kapacitet të lartë ju mundëson të shijoni përshpejtimin e menjëhershëm dhe një gamë që udhëheq në klasën e vet.

Energji e pastër

I fuqishëm, dinamik dhe i sigurt në shkelje, RAV4 Plug-in Hybrid ofron performancë që është një klasë më vete. Pajisur me një motor 2.5-litërsh Hybrid Dynamic Force me benzinë dhe sistem inteligjent që tërheq me të gjitha rrotat (AWD-i), ai përshpejton nga 0-100 km/h në vetëm 6.0 sekonda, falë tërheqjes së tij mbresëlënëse dhe 306 DIN kuaj fuqi forcë.

Stili i brendshëm

Kabina elegante e RAV4 Plug-in Hybrid ofron mjedisin ideal për performancë të heshtur dhe pa mundim. Sediljet sportive prej lëkure, si dhe tavani i madh panoramik garantojnë që udhëtimet në brendësi të bollshme dhe të rafinuar të jenë të ajrosura dhe të rehatshme, ndërsa bagazhi prej 520l ofron hapësirë fleksibile bartjeje me ndërhyrje minimale të baterisë.

PYETJE TË SHPESHTA PËR VOZITJEN ELEKTRIKE ME HIBRID ME PRIZË

Veturat hibride dhe hibride me prizë përdorin të njëjtën teknologji të dëshmuar të motorit Toyota Hybrid Synergy, por me një dallim të dukshëm.

Hibridi me prizë Toyota ka bateri me kapacitet dukshëm më të lartë dhe kilometrazh më të madh të vozitjes elektrike deri në 75 km. Hibridi me prizë mund të mbushet nga burime të jashtme të energjisë elektrike, si p.sh. Priza shtëpiake, kuti muri të dedikuara ose aparate të rrugës. Ndërsa mbushja sa më e shpeshtë normalisht mundëson efikasitet maksimal, veturat Toyota Plug-in Hybrid ecin në modalitetin hibrid edhe kur nuk janë të mbushura.

Kur funksionojnë me modalitetin hibrid, të gjitha veturat Toyota Hybrid kalojnë pa u vërejtur midis dy burimeve të energjisë - motorit efikas me benzinë dhe baterisë inteligjente vetë-mbushëse të Hibridit. Kjo gjë ofron shkallë të lartë fleksibiliteti, veçanërisht për udhëtime më të gjata. 

RAV4 Plug-in Hybrid është reagues e i fuqishëm, që ofron përvojë të këndshme drejtimi. Ai përshpejton nga 0-100 km/h në vetëm 6,0 sekonda falë tërheqjes së tij mbresëlënëse dhe forcës prej 306 DIN kf (hp).

Me emetime më të ulëta të CO2 dhe efikasitet më të mirë se makinat konvencionale me djegie të brendshme, RAV4 Plug-in Hybrid ofron performancë edhe më të mirë në shpenzimin e lëndës djegëse (22g CO2 / 1,0L lëndë të kombinuara). Përveç kësaj, RAV4 Plug-in Hybrid ofron të gjitha dobitë e motorit të jashtëzakonshëm VE - që nga momenti rrotullues i fuqishëm e i menjëhershëm e deri tek hapësira e brendshme që është krejtësisht e heshtur. 

Kur ec në modalitetin elektrik, udhëtohet krejtësisht pa emetime, kudo dhe çdokund. RAV4 Plug-in Hybrid ka distancë ecjeje deri në 75 km (rrugë të kombinuara) ose deri në 98 km (qytet).

Kërceni në shpejtësi maksimale elektrike prej 135 km/h, me modalitetin e parazgjedhur EV, edhe me torazh të plotë*. Për distanca më të gjata se distanca krejtësisht elektrike, RAV4 Plug-in kalon pa u vërejtur tek funksioni hibrid, ku kombinon benzinën dhe fuqinë e rigjeneruar të baterisë.

*Kushtëzohet nga niveli i mjaftueshëm i gjendjes së mbushjes (SOC). 

Priza shtëpiake

Mund ta rimbushni veturën RAV4 Plug-in Hybrid nga priza normale elektrike shtëpiake (10 A).

Kuti muri

Mbushjet e shpejta, të besueshme dhe të dedikuara në shtëpi/zyre janë të mundura, me anë të njësisë mbushëse të murit - Wallbox*.

*Kontaktoni sallonin tuaj nëse mendoni të blini njësinë mbushëse të murit së bashku me automjetin tuaj.

Aparatet mbushëse publikë

Kyçeni në cilindo aparat mbushës publik në rrugë apo hapësira parkimi të dedikuara. Abonohu gjithashtu në Rrjetin e Mbushjes Toyota përmes aplikacionit MyT për të gjetur me lehtësi në stacionet e mbushjes në afërsi. 

Priza shtëpiake

Mbushje e plotë për 7,5 orë*. Me mundësinë e planifikimit të periudhave të mbushjes, mund të përfitoni nga çmimet më të ulëta nëse tarifa juaj e energjisë elektrike është më e lirë gjatë natës ose në orët pa ngarkesë.

Kuti muri

Instalimi i kabllos së dedikuar dhe kutisë së dedikuar të murit në shtëpinë tuaj ofron shpejtësi dhe siguri optimale, me mundësi që të arrijë mbushje të plotë deri në 2,5 orë*. Gjithashtu, mund të kontrolloni e monitoroni tarifat nga larg, duke përdorur aplikacionin MyT.

Aparatet mbushës publikë

Lidheni veturën me stacion publik të mbushjes. Si me njësitë Wallbox, bateria mbushet plotësisht për 2,5 orë*.

Aplikacioni MyT ju mundëson po ashtu të kontrolloni kohën deri në mbushje të plotë, gjë që është sidomos dobishme kur mbushja bëhet në stacion publik.

* Nga 0 në 100% 

Mbusheni më shpesh

Mbushja e përditshme ju ndihmon të përfitoni edhe më shumë kënaqësi nga kapaciteti elektrik i makinës suaj.

Vozitje e rrjedhshme

Optimizimi i stilit tuaj të vozitjes rrit efikasitetin VE të veturës suaj, por edhe ofron performancë të jashtëzakonshme me çdo udhëtim.

Frenimi rigjenerues

Përdorimi i energjisë kinetike nga frenimi e rimbush baterinë dhe ngadalëson në mënyrë intuitive makinën sa herë që hiqni këmbën nga gazi.

Ngrohni paraprakisht enterierin tuaj

Shijoni temperaturën perfekte çdo herë me ngrohje në distancë. Ftohni ose ngrohni makinën tuaj përpara se të vozitni pa e sforcuar asnjëherë kapacitetin operues të baterisë. 

Mbushja e rregullt ju mundëson të vëreni në masë të madhe dobitë e vozitjes me VE, duke përfshirë emetimet më të ulëta dhe kostot më të mira të vozitjes. Megjithatë, për sa kohë që automjeti juaj ka karburant, voziteni RAV4 Plug-in hibrid në modalitetin hibrid kur bateria është bosh. 

Në Toyota, ne ndërtojmë secilën bateri për të zgjatur për gjithë jetëgjatësinë e automjetit tuaj. Secila bateri vjen me garanci 5-vjeçare /100,000 km*, e cila, me një kontroll vjetor të gjendjes së hibridit, mund të zgjasë mbulimin e baterisë deri në 10 vjet.

*Cilado që të arrihet më parë 

GALERIA HYBRID PLUG-IN RAV4

Toyota Relax - Ndjenjë e rehatisë së plotë që zgjat deri në 10 vjet

Në mënyrë që t'ju sigurojmë rehati të plotë, cilësi, besueshmëri dhe qëndrueshmëri të automjeteve tona, ne ju ofrojmë një mundësi unike të garancisë së zgjatur për një periudhë prej një intervali të servisimit, deri në një maksimum prej 10 vjetësh ose 185,000 km, me kusht që të servisoni automjetin tek ne.
Më shumë