Gjibraltari
Territor britanik jashtë kufijve territorial të Britanisë së Madhe, që ndodhet në jug të Spanjës. Pozicioni gjeografik i këtij territori në Ngushticën e Gjibraltarit cilësohet si tepër strategjik për faktin se kontrollon hyrjen e anijeve në Detin Mesdhe.
Në vitin 1704, forcat Anglo-Hollandeze e shtinë në dorë Gjibraltarin nga Spanja gjatë Luftës së Pasimit Spanjoll. Aty u ndërtua një garnizon britanik , pasi iu dorëzua Britanisë së Madhe nga Spanja nën kushtet e Traktatit të Utrehtit në vitin 1713; garnizoni britanik u shpall më në fund koloni në vitin 1830. Territori u bë një bazë e rëndësishme e Marinës Mbretërore, veçanërisht gjatë luftërave napoleonike dhe Luftës së Dytë Botërore, sepse kontrollonte hyrjen e ngushtë dhe daljen në Detin Mesdhe, Ngushticën e Gjibraltarit, e cila është vetëm 14.3 km e gjerë. Kjo nyje strategjike mbetet e rëndësishme me gjysmën e tregëtisë detare të botës që kalon nga kjo ngushticë. Ekonomia e Gjibraltarit bazohet në turizëm, bixhoz online, shërbime financiare dhe strehimin e anijeve. Duke patur një nga normat e papunësisë më të ulëta në botë, pjesa më e madhe e forcës punëtore banon në Spanjë dhe/ose jo-vendas, veçanërisht në sektorin privat.
Sovraniteti i Gjibraltarit është një temë e nxehtë në marrëdhëniet anglo-spanjolle, sepse Spanja e pretendon territorin.Në referendumet e mbajtura në vitet 1967 dhe 2002, banorët e Gjibraltarit nuk e morën parasysh presionin spanjoll dhe votuan me shumicë dërrmuese për të qëndruar në vartësi të Britanisë.
Gjibraltari ka një sipërfaqje prej: 5,86 Km²
popullsia: 27.830 (2004 .)
dendësia: 4749 pop/Km²
Përbërja etnike:
vendas 67%,
anglez 19%,
të tjerë. 14%
gjuha: anglisht ( zyrare) , spanjolle
religjioni:
katolik 77%,
Anglikan 7%,
Mysliman 7%,
ebrejh 2,5%
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |