Jump to content

Wikipedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Wikipedia

Wikipedia wordmark
Screenshot
Webfaqjahttp://www.wikipedia.org/
KomercialJo
Tipi i faqesEnciklopedi Online
RegjistrimFakultativ
Gjuha(t) e gjendshme257 botime aktiv (276 total)[1]
PronariWikimedia Foundation
Krijuar ngaJimmy Wales, Larry Sanger
Lëshuar më15 janar 2001

Wikipedia (Shqiptimi: Uikipedia; gjithashtu dhe si Vikipedia) është një enciklopedi online falas ndërkombëtare e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet me vullnetar përmjet një sistem editimi të bazuar në wiki.

Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë gjuhën angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Fondacioni Wikimedia. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjajshme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.

Gjithçka tek Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse. Për më shumë informacion shikoni Mbi të drejtat e autorit.

Wikipedia shqip

Wikipedia-Logo Shqip


Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 98.492 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 75-të në rangun Meta.[1]

Referime

  1. ^ a b Lista e Wikipedia-ve

Lidhje të jashtme


Projekte të Wikimedia Foundation
Wikibooks • Wikimedia Commons • Wiktionary • Wikinews • Wikipedia • Wikiquote • Wikisource • Wikispecies • Meta-Wiki